Si te gatuajme qumeshtur me fruta te thata dhe banane. Embelsire e thjeshte tradicionale e Shqiperise se mesme dhe teper e shijshme
Perberesit:
1 liter qumesht
3 veze
4 luge gjelle niseshte
1 gote uji me sheqer
Kanelle
2 banane
Fruta te thata (arra, rrush i thate)
Pergatitja: Fillimisht ziejme qumeshtin ne nje tenxhere dhe e heqim nga zjarri dhe e leme menjane. Ne nje tas te madh rrahim vezet, hedhim sheqerin dhe i rrahim se bashku. Ne nje gote fusim niseshtene dhe pak uje dhe e trazojme derisa niseshteja te behet e lengshme, te mos kete me kokrriza. E shtojme niseshtene te tasi dhe i perziejme se bashku. Tenxheren e veme serish ne zjarr dhe kete mase qe pergatitem e fusim te tenxherja me qumesht, por duke bere kujdes qe veza te mos pritet. E perziejme gjithe kohen masen ne menyre qe mos te ngjise dhe ne momentin qe fillon te nxjerre buleza e fikim zjarrin dhe e heqim tenxheren. Marrim disa pjata dhe ne to shtojme masen e pergatitur. Shtojme gjithashtu bananen e prere feta-feta te holla, si dhe frutat e thata, te cilat mund te jene arra, rrush i thate etj. Nese duam shtojme dhe pak recel pasi pershtatet shume mire me kete embelsire. Ne fund shtojme siper pak kanelle te shperndare njetrajtesisht. Embelsira preferohet te futet ne frigorifer per 1 apo 2 ore dhe pastaj eshte gati per tu servirur.
Nese ju pelqen. SHPERNDAJENI me miqt tuaj