Qumështor

Përbërësit:

4-5 kokrra vezë

5 lgj sheqer

50 gr gjalp

një majë luge kripë

1 litër qumesht

3 lgj miell

Përgatitja:

Në një tas rrahim 4 kokrra vezë së bashku me sheqerin. Sapo sheqeri të shkrijë shtojmë gjalpin të shkrirë dhe të ftohur. E përziejmë mirë duke shtuar më pas qumështin. Tresim me pak qumësht miellin dhe e shtojmë tek përbërësit e tjerë duke vazhduar trazimin derisa të formohet një masë homogjene. Nëse dyshojmë se mielli nuk është tretur mirë e kalojmë kremin në sitë. Vendosim më pas tenxheren në zjarr dhe e lemë derisa masa të fillojë të trashet, jo të vlojë.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim krempin në të. E lyejmë sipërfaqen e qumështorit me një të verdhë veze dhe e vendosim në furrë ne temperaturën 180 gradë për 25 minuta derisa pjesa e sipërme të marrë ngjyrë të verdhë të errët. E lemë të ftohet mirë dhe më pas e shërbejmë të prerë në copa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *