Qofte me Mish dhe Erëza

Përbërësit

1/2 kupë qumësht
1/2 kupë thërrime buke
1 vezë (e madhe)
1 lugë çaji piper
1/2 kupë djathë kaçkavall (i grirë)
1/4 kupë majdanoz (i grirë hollë)
1/2 kg mish i grirë
1 kokërr hudhër (të grirë hollë)

Përgatitja
1
Hidhni qumështin përmbi thërrimet e bukës në një tas të vogël dhe vëreni mënjanë sa të përgatisni përzierjen tjetër për qoftet.
2
Hidh vezën në një tas të madh dhe hidhni në të kripën dhe një sasi të madhe piperi të zi, më pas përzieni dhe majdanozin me kaçkavallin. Shtoni mishin tek kjo përzierje.
3
Përdorni duart për ta bërë masën sa më të njëjtrajtshme. Shto qepët, hudhrën dhe bukën e thërrmuar me qumësht tek masa me mish. Përzieni me duar, por përpiquni mos ta punoni shumë mishin.
4
Merrni një pjesë të masës dhe rrotullojeni lehtësisht me duar për të bërë qofte 2,5-3 cm derisa të mbaroni të gjihë masën e përzierjes.
5
Vendosini qoftet në një tavë për pjekje dhe vëreni për 25 – 30 minuta në temperaturë 205° C. Qoftet janë pjekur kur ato kanë marrë ngjyrë kafe. Shërbejini menjëherë!
6
Të gatuani qoftet në salcë: hidhni në tigan salcë të marinuar ose dhe salcë pastash, fusni dhe qoftet brenda, por jo të ngjeshura. Vërini kapak dhe gatuajini nga 30-35 minuta. Shëbejini të ngrohta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *