Qofte djathi receta nga gjyshja ime

Këto qofte delikate janë mbresëlënëse. Sa t’ia merrni pak dorën brumit dhe do të jenë sukses i garantuar në çdo event tuajin.

Qofte djathi

Përbërësit:
6 lugë gjelle gjalpë
¼ lugë çaji arrë moskat e grirë
¾ lugë çaji kripë
1 ¼ filxhan çaji miell
4 vezë
1 ½ filxhan çaji djathë kaçvall i grirë
½ lugë çaji piper i bluar në moment
1 e verdhë veze

Përgatitja:
Hedhim në një tenxhere të vogël gjalpin, kripën, arrën moskat dhe 1 filxhan çaji ujë. I japim valë dhe e heqim nga zjarri. Shtojmë miellin dhe përziejmë mirë. E kthejmë përsëri mbi zjarr dhe gatuajmë duke përzierë për rreth 3-4 minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për rreth 2 minuta. Shtojmë vezët një nga një duke përzierë mirë pas çdo veze. Pasi të kemi përzierë tërë vezët shtojmë djathin dhe piperin. Lyejmë një tepsi me gjalpë dhe e spërkasim lehtë me miell. bëjmë disa toptha brumi me ndihmë n e një qeske pasticerie, duke u kujdesur që të kenë distancë të mjaftueshme nga njëri tjetri. I lyejmë me të verdhë veze dhe i pjekim në furrë në 200 gradë për rreth 20-25 minuta.