Edi Rama vjen me lajmin e madh do te rrisi rrogat nga 1 janari per kete kategori

Qeveria “Rama 3” ka publikuar “shënjestrat” e këtij mandati. Një nga objektivat kryesorë është rritja ekonomike e cila parashikohet të jetë mesatarisht 4.5% në vit dhe do të mbështesë një rritje edhe më të madhe të pagave në nivel vendi.

Socialistët zotohen për rritjen e të ardhurave deri në fund të mandatit, pagën mesatare dhe pagat e administratës publike

Shënjestrat

Rritja ekonomike do të jetë mesatarisht 4.5% në vit dhe do të mbështesë një rritje edhe më të madhe të pagave në nivel vendi
Konsolidim i përshpejtuar fiskal duke synuar borxh nën 60% në fund të mandatit
Rrisim të ardhurat e disponueshme me 20% deri në fund të mandatit
Rrisim pagën mesatare mujore bruto me 25% në mënyrë graduale deri në fund të mandatit

Rrisim pagat e administratës publike
Në program theksohet se çdo qytetar që siguron më pak të ardhura do të paguajë më pak dhe në Shqipërinë 2030. Por kush fiton më shumë do të kontribuojë më shumë për mirëqenien e përbashkët. Ajo që nënvizohet është fakti se nuk do të jetë më fermeri, punëtori apo mësuesi ata që do mbajnë barrë më të madhe se bankieri, apo biznesmeni i madh.

-Rrisim dyshemenë për pagat e patatueshme nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj. Me këtë masë 435 mijë të punësuar ose 63.8% e totalit të të punësuarve paguajnë taksë zero

-Mbështesim shtresën e mesme duke rishikuar fashën e mësipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% do të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200 mijë lekë nga 150 mijë që është sot

– Nga 1 Janari 2023, rimbursimi i TVSH-së për bizneset do të jetë automatic

– Shërbimet ndaj tatimpaguesve 100% digjitale. Inspektorët do të vizitojnë bizneset vetëm atëherë kur të kenë nevojë për verifikime por jo më shumë se një herë në vit.

Nga korriku 2022 qeveria ka parashikuar rritjet e pagave për administratën

-Rrisim pagat e mësuesve mjekëve dhe infermierëve deri në 40% deri në fund të mandatit të tretë

-Rrisim pagat e punonjësve të administratës publike me 30% deri në fund të mandatit të tretë

-Rrisim pagën mesatare në administratë nga 72 mijë lekë në muaj në 85 mijë lekë në muaj deri në fund të mandatit të tretë

m.v/abcnews.al