Teksa shtëpitë e mijëra ukrainasve shkatërrohen çdo ditë, presidenti rus Vladimir Putin shton pronat në emërin e së dashurës së tij, Alina Kabaeva.
Sipas mediave të huaja referuar deklaratave të bëra nga opozita ruse, mësohet se Putin i ka blerë dy shtëpi të reja të dashurës së tij Alinës në Turqi, në një vend anëtar të NATO-s.
Medalistja e artë olimpike, tani zotëron një shtëpi pushimesh në Turqinë jugore dhe një shtëpi në Stamboll.
Pronat janë blerë në Turqi nëpërmjet një ndërmjetësi dhe ndihmësi të ngushtë të presidentit të vendit Rexhep Tajip Erdogan, pretendoi biznesmeni izraelit me origjinë ruse Leonid Nevzlin.
Nevzlin, i cili është një ish-bashkëpronar i gjigantit të naftës Yukos dhe një ndër armiqtë kryesorë të Putinit pretendon gjithashtu se Erdogan ka vendosur rojet e tij presidencialë në shtëpitë e shtrenjta