Franca ka ndarë 100 milionë euro të tjera ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën, tha ministria e jashtme franceze në një deklaratë të martën.
“Përballë situatës humanitare në Ukrainë të shkaktuar nga p ushtimi i vendit nga Rusia dhe në përgjigje të kërkesës së autoriteteve ukrainase, Franca ka vendosur të mobilizojë një paketë financiare prej 100 milionë euro për të dhënë një përgjigje për popullsinë e prekur nga ko nflikti”, thuhet në deklaratë.
“Përveç mbështetjes financiare për OJQ-të dhe organizatat shumëpalëshe, ndihma jonë merr formën e ndihmës urgjente humanitare.”
Tetë tonë ndihma të tjera u nisën nga Franca të martën për në Ukrainë, me deklaratën që shtonte se “ope racione të tjera ndihme humanitare për Ukrainën janë në shqyrtim”.
Franca gjithashtu do të ofrojë ndihmë për refugjatët ukrainas në Poloni, thuhet në deklaratë.