Një tjetër denoncim nga zonat e plazhit ka mbërritur pasditen e sotme pranë redaksisë së Joq Albania. Kësaj rradhe rasti ka ndodhur në plazhin e Spillesë, ku një qytetar është mashtruar sy ndër sy nga kamarieri i një restoranti. Pushuesi ka porositur dy pjata patate, çmimi i të cilave ishte afishuar në menu si 200 lekë të reja pjata.
Por kur i ka sjellë faturën, pushuesi ka paguar 600 lekë në vend të 400 lekëve të reja për dy pjata patate që kishte porositur. Kjo pasi në faturë çmimi ishte faturuar 300 lekë për pjatë dhe jo 200 lekë saç ishte shkruar në tabelën e afishuar të çmimeve.
Pushuesi shprehet se e pyeti kamarierin në lidhje me këtë mospërputhje mes çmimit të afishuar dhe atij në faturë, dhe kamarieri raportohet se i është përgjigjur që çmimi i afishuar në tabelë ishte gabim. Por pushuesi shprehet se edhe pasi ai u largua, çmimi i afishuar në tabelë nuk u korrigjua nga kamarieri por qëndroi po njëlloj. Ky është një tjetër rast i cili i mërzit pushuesit të cilët vijnë të shpenzojnë paratë e tyre në plazhet tona, duke u menduar mirë nëse ia vlen të pushojnë më mirë në Shqipëri apo në vendet fqinje.
Në vijim denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Sot ne Spille! Me solli faturen. E pyeta kamarjerin perse ne fature eshte 600 lek,kur jashte tek menuja eshte 200 lek nje racjon patate? (2 racione bejne 400 dhe jo 600). Me tha prit ta shoh, doli jashte e pa dhe tha e paskam shkruajt gabim. Kur ikem nga plazhi i bera foto serish dhe nuk e kish korigjuar cmimin… Cmimi ishte shkruar ne nje cope derrase me shkumes, dmth mund ta fshinte ne moment dhe ta korigjonte… S’eshte ceshtja tek ato 200 lek me teper qe pagova por tek kafshet qe abuzojne cdo dite… Mbaj pergjegjesi ligjore nese genjej apo shtoj dicka me teper se keto qe po ju them. Flm