Një qytetar me pushime në Sarandë ka dërguar pranë redaksisë së Joq Albania denoncimin e tij në lidhje me çmimet e larta në këtë qytet.
Ai shprehet se për një “spagheti” me fruta deti ai pagoi 10 mijë lekë të vjetra, por problemi nuk qe tek çmimi por te fakti që brenda kishte veç makarona me salcë, 2 “qikale” dhe një karkalec të madh në mes të pjatës. Gjithashtu mori dhe një sallatë.
Veç tyre qytetari porositi dhe një krikëll të vogël birrë që i kushtoi 4 mijë lekë të vjetra. Më pas kur i erdhi fatura qytetari denoncon se çmimi total për të paguar ishte 1850 lekë të reja vetëm si total, pa çmimin e birrës… Ndërsa në fund kur u largua qytetari shprehet se dëgjoi edhe kamarierin të thonte “Edhe vjen me pushime në Sarandë, edhe nuk lë asnjë bakshish”.
Në vijim denoncimi i plotë i tij:
Pershendetje Joq doja te percjell nje rast qe me ndodhi ne plazhin e bukur te Sarandes… 1000 lek nje spageti me fruta deti i thenshin se veq makarona me sals kishte dhe 2 qikale dhe nje karkalec te madh ne mes te pjates dhe nje (BIRR KRIKO E VOGEL) qe me kushtoi 400 lek. Dhe me sjell faturen e banakierit pa cmim ne total 1850 lek dhe shuma maksimale qe pronari ka harxhuar per te bler produktet eshte maksimumi 300 deri ne 500 lek. Shiko qfar behet ne Sarande, nuk kane as edhe nje faj pushuesit qe nuk qendrojne ne Shqiperi. Dhe kamarjeri me pa fytyr me lshoj dhe nje ofendim qe bera sikur nuk e dëgjova, me tha EDHE VJEN ME PUSHIME NE SARAND DHE NUK LË AS EDHE NJE BAKSHISH…