Receta e parë: Pulë me përshesh me kulaç misri
Përbërësit:
1 pulë
1kg kulaç misri
2 presh
nenexhik
1 fç arra
kripë + piper të zi
gjalp
vaj ulliri
Përgatitja:
Lajmë, thajmë pulën dhe e vendosim të pa copëtuar në ujë të valuar të marrë një valë për 5 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë e lyejmë pulën me vaj, gjalp e kripë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180º për 30 minuta.
Ndërkohë kulaçin, e kemi copëtuar në copëza mesatare dhe e vendosim pak në furrë.ngrohim vajin dhe pak gjalp dhe kaurdisim preshin e grirë hollë deri sa të zbutet plotësisht. Shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë të ziejë mirë. Shtojmë gjithashtu edhe pak piper të zi e nenexhik.
Nxjerrim bukën nga furra, shtojmë lëngun e pulës me nenexhik por jo që ta mbulojmë nivelin e bukës. Vendosim dhe pulën mbi përshesh, e lëmë të zbutet mirë buka dhe më pas e shërbejmë. Mund të hedhim dhe pak arra për ti dhënë një shije akoma më të mirë.
Pulë me përshesh me kulaç misri
Receta e dytë: Turli me thjerrza
Përbërësit:
1 kokërr qepë
2 thelpi hudhër
1 degë selino
2 karrota
1 patate
1 kungull
1 spec i kuq
1 spec jeshil
½ thjerrëza
4 lgj vaj ulliri
uthull
1 gjethe dafinë
kripë + piper i zi
Përgatitja:
Shpëlajmë thjerrëzat dhe i japim një valë për 5 minuta në temperaturë mesatare, i kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim në të qepën e prerë në kubikë, hudhrën në copëza dhe i kaurdisim sa të zbuten pak, por jo të marrë ngjyrë. Shtojmë karrotat, patatet, selinonë, kungullin dhe i kaurdisim së bashku duke shtuar specat, të gjitha perimet e prera në kubikë, një domate, thjerrëzat, kripë, piper e dafinë dhe i përziejmë mirë duke i shtuar ujë të nxehtë baraz me nivelin e perimeveI lëmë të ziejnë për 15 minuta dhe më pas është gati për tu shërbyer.