Sikurse duket në pamjet e dala në media, këto çaste besohet të jenë vetëm pak minuta para tragjedisë, ku Alma mban përdore tre fëmijët e saj dhe i çon drejt vdekjes. Nga pamjet duke se vajza më e madhe, mban në duar një qese.
Nga errësira e natës, pamjet janë të paqarta, por ajo që vihet re janë duart e shtrënguara të tre fëmijëve të mitur rreth nënës së tyre, që e ndjekin atë drejt një vendimi fatal që tronditi opinionin publik.
Mbetet enigmë se çfarë ka ndodhur pas këtyre çasteve, askush nuk ka përgjigje sesi Alma Arrazi, i bindi tre fëmijët e vegjël të hidheshin pas saj drejt vdekjes, apo ajo i shtyu ata dhe më pas veten.
Para se të mbërrinte në urën e lumit Buna, pamjet filmike kanë kapur çastet ku ajo është ndarë me kunatën e saj, ku kjo e fundit mbante edhe një fëmijë për dore. Tre fëmijët përshëndetën kushërirën e tyre me dorë kur u larguan, pa e ditur që do ishte takimi i fundit, vetëm Alma e dinte mirë.