Publikohet studimi i fundit: Ja sa ju mbron Pfizer

Gjetjet kërkimore mbi efektivitetin e vaksinave në kushte reale konsiderohen jashtëzakonisht të rëndësishme.

Efektiviteti i ilaçeve, sidomos te vaksinat, në fakt mund të ndryshojë nga efekti i parë në provat klinike.

Kjo mund të ndodhë për faktin se ndonjëherë ndërhyrjet farmakologjike kryhen në kushte të kontrolluara mirë brenda provave klinike, por nuk i përgjigjen kushteve reale të praktikës klinike ditore Të njerëzve.

Për këtë arsye, studimet e efektivitetit të vaksinave në kontekstin e praktikës klinike ditore janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Çfarë tregon hulumtimi

Një studim amerikan që citon noa.al, i botuar këto ditë në New England Journal of Medicine tregon efikasitetin e lartë të vaksinës Pfizer, si dhe atyre që nuk gjenden në Shqipëri, Moderna dhe Johnson & Johnson. Studimi bazohet në jetën reale tek njerëzit mbi 50 vjeç.

Pas analizimit të të dhënave nga afërsisht 100,000 shtrime në spital midis 1 janarit dhe 22 qershorit 2021, studiuesit zbuluan se, në jetën reale, efektiviteti i vaksinave në mbrojtjen nga shtrimet në spitale, vizitat tek urgjencar Infektive ose njësitë e kujdesit intensiv është afër 90%.

Një fakt që tregoi ky studim është se përshtatshmëria e përgjigjes imune rritet ndjeshëm pas ditës së 13 -të pas dozës së parë dhe maksimizohet rreth 50 ditë pas dozës së parë, kështu që duket se mbetet e qëndrueshme për të paktën 3 muaj pas dozës së parë. /noa.al