Për herë të parë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka hapur dyert e dhomave të fshehta brenda një bunkieri n Kiev, aty ku ai po jeton që prej fillimit të luftës në Ukrainë.
Gjatë një interviste të dhënë për gazetarin ukrainas Dmytro Komarov, Zelensky i tregoi ambientet ku ai jeton, ku fle, zyrën e tij si dhe veshjet e tij, të cilat janë veshjet me të cilat e keni parë që prej fillimit të luftës.
Gjithashtu, Zelensky tha se ka bërë gati dhe kostumin të cilin do e veshë sapo të përfundojë lufta dhe të dalë para popullit të shpallë fitoren.
Ai rikujtoi edhe orët e para të luftës, ku e përshkroi momentin kur u fut me shpejtësi në dhomë, pasi u informua për pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.
“E dua familjen shumë, por si president i vendit, duhej të isha këtu”, tha ai në këtë intervistë.