Publikohet per here te pare biseda mes babait dhe vajzes para se te vetvritej nena 41 vjecare

Vetëvrasja e Bedrie Lokës ka tronditur opinionin publik, teksa hetimet po nxjerrin gjithnjë e më shumë në dritë detaje të reja. Së fundmi janë zbardhur mesazhet e bashkëshortit të viktimës, Xhemal Lokës dhe vajzës së tij 21-vjeçare që është e fejuar.

Komunikimi është zhvilluar në “Whats App” aty ku Xhemal Loka i thoshte vajzës së tij pakënaqësitë që kishte ndaj Bedries. Kjo pasi sipas tij ajo nuk i bindej urdhrave që të mos shkonte të takonte nënën e saj dhe po ashtu familjarë të tjerë.

Në bisedat mes tyre kuptohet qartë fakti se mes Bedrie Lokës dhe Xhemal Lokës kishte probleme si çift. Ndërsa vajza e tyre përmend edhe faktin që nëna, Bedria dhunohej nga bashkëshorti, dhe i thotë babait se këtë gjë nuk do t’ja lejojë.

Pjesë nga biseda:

Biseda i përket kohës kur Xhemal Loka ka qenë në Greqi disa muaj më pare, ndërkohë që mësohet se komunikimet janë sekuestruar nga Prokuroria dhe janë pjesë e dosjes hetimore.

Vajza: Mua më keni bërë të huaj. Po kur ti bën të padrejtë me mamin e ne fëmijët s’do ta lejoj fare. Se i ke ca gabime dhe ti o bab. Hajde për Vit të ri dhe merru vesh me të vetë.

Babai Xhemal Loka: Ti don me qan fmi taman, ti me kët qëndrim që të thashë unë nuk ke asnjë të drejtë.

Vajza: Kur ti bon sherr në familje rref mamin e bo këto gjona, jo unë po krejt fëmijët s’ta lejojmë. Ti kur i bën mamit ato gjëra s’do as ne.

Babai Xhemal Loka: Se mami jot nuk ka asnjë të drejtë me shku kund pa më pyet mua.

Vajza: Ti a thu se për mua ka vdek. Ajo s’është askushi. Hajde për Vit të Ri merru vesh me të.

Babai Xhemal Loka: Kaq di të them. Veji gishtin kokës.