Sot është liruar nga autoritetet djali i 82-vjeçares që u dhunua me bastun nga nusja. Ylli Buci u akuzua nga e ëma Nazmie Buci se së bashku me nusen e tij nuk u dërgua në spital pas dhunës nga kjo e fundit. Ai së bashku me bashkëshorten Elmira Bucin i thyen të moshuarës telefonin pasi tentoi të lajmëronte policinë.
Nusja cila ka kryer aktin e dhunës ndaj vjehrrës, e ka masakruar të moshuarën aq keq me bastun sa nuk njihet.
Ishin komshinjtë ata që çuan në spital të moshuarën pasi e panë me shenja. Ndërsa i biri kur e pa të ëmën të dhunuar pasi erdhi nga puna e qortoi se pse ishte zënë me nusen.
Burimi. JOQ