Publikohet foto e Naim Murselit 1 vit pas vrasjes së gruas. Shikoni cfarë ndryshimi që ka pësuar

Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt u shty për më 31 janar, në orën 11:00, për shkak të pretendimeve të avokatëve mbrojtës se nuk kishin marrë të gjitha shkresat dhe provat e dosjes.

Vëmendjen kryesore në sallën e gjyqit e tërhoqi paraqitja e Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës dhe njërit prej të akuzuarve kryesorë. Ndryshe nga pamja që kishte para arrestimit, Murseli u shfaq dukshëm i dobësuar dhe me flokë të qethura shumë shkurt, duke treguar një transformim fizik të theksuar.

Në seancë familja e Liridonës tha se beson në drejtësi dhe shpreson që gjykimi të jetë “efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.