Kole Manaj është 34-vjeçari që ditën e sotme qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij dhe më pas veten.
Anila ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, ndërsa 34-vjeçari ka humbur jetën direkt.
Çifti bashkëjetonte prej 4 vitesh, por rrethanat e kësaj ngjarje vijojnë të mbeten mister.
Trupat e tyre janë gjetur në një makinë tip ‘Tiguan’ në lagjen “Mark Lula”, por çifti nuk ishin banor të asaj zone.
Brenda në makinë, policia ka gjetur edhe armën e krimit.