Pse burrat e rrisin mjekrën?
Sipas një sondazhi të bërë në emër të kompanisë për kujdesin e mjekrës Honest Amish , meshkujt ndihen më të sigurt në vetvete kur kanë janë me mjekër.
Për meshkujt, qimet e fytyrës së tyre janë të ngjashme me atë se si ndihen femrat për flokët, peshën, lëkurën ose format trupore. Një mjekër mund të rrisë ose të thyejë vetëvlerësimin e një burri.
Çfarë thotë shkenca për burrat që kanë mjekër
Psikologët e hulumtuan këtë fenomen dhe shpjeguan pse mjekra është një pjesë kaq e rëndësishme e imazhit të një mashkulli. Ja se çfarë zbuluan:
1 – Të kesh mjekër është shenjë burrërie (të paktën për shumë meshkuj). Në fund të fundit, qimet e fytyrës janë një efekt kryesor i testosteronit, hormonit mashkullor. Bazuar në të gjitha këto gjetje, nuk duhet të jetë çudi që meshkujt ndihen më burrërorë kur kanë mjekër. Shoqëria gjithashtu i trajton ata sikur të jenë më burrërorë, gjë që mund të ndikojë në mënyrën se si meshkujt ndihen për mjekrën e tyre në një nivel nënndërgjegjeshëm.
2 – Femrat duket se tërhiqen më shumë nga meshkujt me mjekër.
Shumë studime kanë treguar se femrat tërhiqen më shumë nga meshkuj me mjekër. Meshkujt mund të ndihen më mashkullorë dhe më të fuqishëm me mjekër, por edhe femrat i shohin si të tillë.
3 – Mjekra mund të mbulojë tipare që një mashkulli nuk i pëlqen te vetja. Për burrat, qimet e fytyrës mund të jenë si grimi për një grua. Mund të përdoret për të fshehur gjëra të tilla si puçrrat, shenjat, faqet topolake, çngjyrosjet ose çdo gjë tjetër që një mashkulli nuk i pëlqen në lëkurën e tij.
Shumë nga përfitimet e të pasurit mjekër vijnë nga pikëpamjet e shoqërisë për burrat me mjekër dhe se si shoqëria i trajton burrat. Kjo do të thotë se nuk është vetë mjekra, por mënyra se si njerëzit reagojnë ndaj saj.