30% deri në 40% e fëmijëve kanë probleme me të fjeturit, sipas Studimit të Gjumit të Fëmijëve në Këln. Kështu që fjetja mund të jetë rraskapitës dhe zhgënjyese si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Por mos u mërzitni! Edhe pse problemi është i zakonshëm, ka disa metoda që mund t’i ndihmojnë fëmijët të bien në gjumë lehtësisht dhe të flenë një natë të qetë pa u zgjuar.
Një rutinë e gjumit: Të bësh banjë në një kohë të caktuar, të lejosh fëmijën tënd të zgjedhë një libër për leximin përpara gjumit, apo edhe zgjedhja e pizhameve mund të tregojë kohën e gjumit dhe ta bëjë atë më emocionuese. Vendosni gjithashtu një kohë specifike kur fëmija duhet të shkojë në shtrat, që përfundimisht do t’i bëhet zakon.
‘Është gjithashtu e rëndësishme që kjo rutinë të mos përfshijë lojëra aktive një orë para gjumit, zhurma me zë të lartë, surpriza ose gjëra të tjera që shpërqendrojnë nga gjumi, duke përfshirë pajisjet elektronike.
Kontakti me lëkurën e nënës: Kontakti lëkurës me lëkurën është jashtëzakonisht i rëndësishëm për fëmijët – ata bëhen të qetë dhe flenë më mirë. Nga ana tjetër, studimet kanë treguar që fëmijët me mungesë të konsiderueshme të kontaktit fizik me prindërit e tyre kanë më shumë hormone të stresit – i cili mund të çojë në shumë probleme, përfshirë gjumin e trazuar.
Drita e fortë dërgon një mesazh të qartë në trurin tonë: rrini zgjuar. Por shkencëtarët janë bërë më specifikë për cilën dritë artificiale duhet të shmangim gjatë kohës së natës. Gjatësia e valës së kaltër në dritën e bardhë është më shkatërruesi për të fjetur, sepse pengon lëshimin e melatoninës që na relakson dhe na bën të përgjumemi. Kjo është gjithashtu e vërtetë për bebet dhe fëmijët.