Në programin e pasdites në Tv Klan, një sërë personazhesh të njohur të ekranit dhe jo vetëm kanë folur sot për fobitë e tyre.
Por çdo histori është unike por edhe e frikshme në të njëjtën kohë, andaj gazetari Olti Curri në çdo rrëfim që ka dëgjuar fshinte djersët nga sikleti jo me facoletë… por me lekë.
”U hutova aq shumë nga çdo histori saqë ngatërrova xhepin, kam një orë që i fshi djersët me lekë dhe jo me facoletë”, ka thënë gazetari i njohur.
Dhe kaq ka mjaftuar që të ftuarit të shpërthejnë në kot veçanërisht moderatorja e programit, Rudina Magjistari e cila ka shpërthyer në lot.