Këtë të martë nuk ka Big Brother VIP. Produksioni me autorët po kujdesen në detaje për finalen e madhe të së premtes, kështu që u duhet kohë për t’u përgatitur.
Top Channel ka hartuar një plan të mirë për zëvendësimin e orëve Prime në televizion për të martën. Në vend të Big Brother VIP do të zhvillohet emisioni “Big Brother Fan Club”.
Në këtë formë, drejtuesit nuk do të lodhen duke u angazhuar live. Ky emision nuk do të jetë i drejtpërdrejtë. Do të regjistrohet një ose dy ditë përpara.
Big Brother VIP tashmë ka hyrë në javën e fundit të këtij edicioni. Spektakli ka qenë spektakolar deri tani, sidomos në ditët e premte, kur ka patur momente kulminante më tepër.
Dy favoritët për trofeun me vlerë 115 mijë euro janë Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri. I pari ka mbështetjen e të rinjve në rrjetet sociale, kurse i dyti më shumë moshat e mesme dhe njerëzit të cilët e ndjekin programin vetëm në televizion.
Më 18 shkurt, të premten që vjen, do të jetë finalja e madhe.