Pse duhet të hani një kastravec turshi çdo ditë

Të gjithë ata që i dashurojnë turshitë nuk e kanë problem të zhyten në një kavanoz të tillë me kastraveca të kripur e plot shije. Megjithatë duhet thënë se nuk janë vetëm turshitë që i bëjnë trupit tonë mirë, por janë të gjitha ushqimet e fermentuara

Ju me siguri po pyesni veten sesi kastravecat turshi mund ta bëjnë jetën tuaj më të mirë dhe shpjegimi për këtë fakt mund të gjendet në një numër studimesh relativisht të reja që kanë dalë vitet e fundit. Në një studim të kryer nga hulumtuesit në Universitetin McMaster në Ontario të Kanadasë u gjetën prova të forta që bakteret që jetojnë në sistemet tona të tretjes janë të lidhura drejtpërdrejtë me kiminë dhe sjelljen tonë të trurit. Kjo do të thotë që triliona baktere mund të kenë një efekt të dukshëm në shëndetin dhe mirëqenien tonë mendore

Për më tepër, studiuesit në Kolegjin e William dhe Mary zbuluan se të rinjtë që hëngrën një dietë të pasur me ushqime të fermentuara, të tilla si kastraveca, lakër turshi, etj përjetonin nivele më të ulëta të ankthit se ata që nuk hanin ushqime të fermentuara

Gjetjet e këtyre dy studimeve mund të lidhen pasi ushqimet e fermentuara janë një burim kryesor i probiotikëve, të cilat ndihmojnë në stimulimin e rritjes së baktereve të shëndetshme dhe të dobishme në zorrët tona. Kjo do të thotë se turshitë dhe lloje të tjera të ushqimeve të fermentuara mund të bëjnë mrekulli në balancimin e baktereve që gjenden në sistemin tonë të tretjes. Nga ana tjetër, kjo mund të ketë një ndikim të thellë në disponimin tonë të përgjithshëm dhe gjendjen mendore sepse tani e dimë se shëndeti i zorrëve është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme mendore

Duke ngrënë më shumë ushqime të fermentuara, ju mund të rrisni pozitivisht shëndetin tuaj mendor dhe të përmirësoni jetën tuaj shoqërore

Hulumtimi mbi ushqimet e fermentuara është në vazhdim dhe shkencëtarët po shohin mënyra alternative për të ndihmuar në trajtimin e çrregullimeve të ankthit me mënyra të ndryshme nga mjekimi

Ndoshta në të ardhmen ne do të nxjerrim një turshi në vend të një pilule dhe kjo është fantastike apo jo?/