Pse duhet ta përdorni në gatime lëngun e kockave

Prej shekujsh njerëzit e kanë përdorur lëngun e kockave për të shëruar trupin dhe forcuar imunitetin. Lëngu i kockave përmban dy aminoacide thelbësore për ndërtimin e indit lidhor.

Ai përmban gjithçka që i duhet kockave tona, rruazave të gjakut, lëkurës dhe flokëve.

Blerina Bombaj sjell recetën ideale përmes së cilës mund të përgatisni lëng kockash me perime.

Ja receta:

Përbërësit:

-1 kg kocka viçi

-1 karotë e prerë kubik

-2 kërcej selino

-1 qepë

-2 gjethe dafine

-pak majdanoz

-8 gota ujë

Përgatitja:

Vendosni zarzavatet, erëzat, përbërësit në një tenxhere dhe i mbuloni me ujë të ftohtë. I vendosni kapakun dhe e lini të ziejë. Lereni përreth 1.5-2 orë.

Kur të ftohet, largoni zarzavatet e mbetura dhe vendoseni në një shishe me kapak që mbyllet hermetikisht. Mund ta përdorni për supëra ose ta konsumoni ashtu siç është.