I renditur i 19 në listën për qarkun e Tiranës, duket se Pandeli Majko, një emër tepër i rëndësishëm i PS, nuk ka mundur të paktën deri më tani, të fitojë mandatin.
Kujtojmë se PS ka fituar deri më tani 18 mandate në Tiranë, ndërsa Majko nuk ka mundur të fitojë vota mjaftueshëm për të thyer herësin dhe për t’i garantuar vetes karrigen e deputetit.
Ndërkohë, do të mbetet për t’u parë nëse do të ndryshojë deri në fund ky rezultat.