Ka disa hipoteza qe thone se koronavirusi ka prekur vendin tone me heret se marsi, data kur u konfirmua zyrtarisht, por qe ne muajn janar.
Te njejten linje mendimi ka shprehur edhe epidemiologu Eduard Kakarriqi si edhe prof Mentor Petrela.
Profesori i nderuar ka mbeshtetur hipotezen e specialistit Kakarriqi se ky virus ka nisur te qarkulloje qe ne fillim te vitit.
Ai thote:
“Po, mbështes bindjen e paraqitur nga profesor Kakarriqi, mbi mundësinë e qarkullimit të virusit në muajt janar dhe shkurt”, pasi qasja e profesor Eduard Kakarriqit mbështet në aspektin simptomatologjik. Kjo do të thotë se janë shenjat që kanë manifestuar pacientët gjatë asaj periudhe, ato të cilat ngrenë hije dyshimi mbi mundësinë e depërtimit të këtij virusi disa javë më parë konfirmimit të rastit të parë nga autoritetet shëndetësore.
Temperatura e zgjatur, sipas profesorit, nuk është karakteristikë e gripit sezonal. Nga ana tjetër, mungesa e kiteve për analiza, si rezultat i mungesës së një përkufizimi mbi rastin, ajo që njihet edhe si “case definicion” nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka bërë që të gjitha rastet e konstatuara të skedohen si raste gripale dhe jo si raste “të dyshuara me koronavirus.