Drejtoria Rajonale e AKU-së Korçë e mbështetur nga trupa inspektuese e Drejtorisë së Përgjithshme kreu kontrollin zyrtar në subjektin me iniciale “V. A.” nga ku u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare me prani myku, lagështire dhe ndryshku në ambientet prodhuese, mungesë ventilimi dhe përdorimi i materialeve jo lehtësisht të pastrueshme. Mungon dhoma e pranimit të lëndës së parë, u vu re prania e insekteve në ambientin e prodhimit, nuk implementohej manuali i vetëkontrollit (HACCP) si dhe subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie.
Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative “Gjobë” me vlerë 500’000 lekë, u bllokua sasia prej 480 kg djathë i pasigurt për konsum human me qëllim asgjësimin e tij si dhe u vendos ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit.