Rezarta Shkurta përveçse një këngëtare me një karrierë të suksesshme, tanimë edhe biznesmene, është gjithashtu edhe një mama e përkushtuar ndaj vajzës së saj, Herës.
Hera sot ka nisur ditën e parë të kopështit dhe përpara se të shkonte i ka kërkuar Rezartës t’i bënte disa foto.
“Ne kemi probleme gocash që tani, foto në pikë të mëngjesit”, shkruan Rezarta.
Në videon e postuar në Instastory, Hera shfaqet duke pozuar ndërsa Rezarta e pyet se ku ka mësuar të pozojë kështu.
“E di vet”, përgjigjet Hera e cila është veshur me shumë stil.