Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës pas një lidhje 13-vjeçare, fryt i dashurisë të së cilëve është edhe vogëlushja e tyre Renee, bëri bujë në mediat rozë.
Pasi këngëtari njoftoi ndarjen miqësore me ish-partneren e tij, fansat shpërthyen në komente duke e akuzuar atë si tradhtar.
Gazeta online, Veriu.info shkruan se arsyeja e ndarjes mes çiftit thuhet se ka të bëjë me tradhtinë martesore që thuhet se Nora i ka bërë Robertit.
Një mik i çiftit ka rrëfyer për këtë gazetë:
Prej të paktën një viti Nora është në lidhje jashtëmartesore me njërin prej avokatëve ndër më të njohurit në Kosovë dhe kjo është arsyeja e ndarjes”.
Emri i avokatit është i njohur, shkruan Veriu.info: Por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do ta publikojmë.