Pas 2 vitesh, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hequr të gjitha masat kufizuese dhe Shqipëria ka shpallur fitoren ndaj pandemisë duke iu rikthyer jetës normale.
Qeveria Rama njoftoi se do të lejohet muzika pas orës 23:00 dhe do të hapen klubet e natës pa orar kufizues. Ndërsa hyrja e të gjithë shtetasve në Shqipëri do të bëhet pa patur nevojë për certifikatë vaksinimi apo test kovid (pra hyrja e lirë për të gjithë turistët)
Me firmë të kryeministrit Edi Rama të gjitha vendimet hynë në fuqi pas datës 1 Maj.