Një grup prej katër personash kanë ngritur një ankesë për shërbimin e ofruar në një resort në Rradhimë.
Një nga klientët ka treguar përvojën e tij të cilësuar si negative, duke deklaruar se fatura iu duk e një çmimi të lartë dhe ushqimi i një cilësie të dobët.
“Kemi qenë katër persona dhe shikoni faturat,”-shkruan klienti i pakënaqur. “Na sollën ‘brusketa’ të cilat nuk i kërkuam, dhe ato që sollën nuk ishin aspak brusketa, por thjesht bukë e pa thekur dhe 100 lekë një copë bukë.”
Kur u ankuan për këtë situatë, klienti shpjegoi se stafi i kishte dhënë përgjigjen se nuk mund të bënin asgjë pasi kështu e “kishte urdhëruar shefi”. “U ankuam dhe më thanë skam çfarë t’i bëj shefit. TURP!” përfundoi klienti i indinjuar.
Kjo ka shkaktuar zemërim tek klienti, i cili e ka quajtur këtë situatë një turp të vërtetë. burimi JOQ