Ditën e sotme tezja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, denoncoi se një grua ka dijeni për situaten dhe mund të jetë e përfshirë në ngjarje.
Për këtë arsye policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë denoncim nga e afërmja e familjes Vasiu.
Në një intervistë për “News 24”, tezja e Mateos tha sot se një grua mund të ketë patur dijeni për kete ngjarje.
“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra të merren shenjat e gishtave, qoftë te nusja e xhaxhait qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë. Për atë që ka bërë Klodiani ai duhet të varet. Por nëse do të ishte vrasës ai do të kishte vrarë fëmijë me kohë. Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda? Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret tek xhaxhi dhe tezja. Mateo është dëshmitar i një ngjarjeje“- tha sot tezja e Mateos.
Gruaja për të cilën familjarët kanë dyshime pritet të merret në pyetje nga grupi i hetuesve për të hedhur dritë jo vetëm mbi ngjarjen, por edhe nëse ka pika kontakti me autorin e saj që mund ta përfshijnë. Mësohet se gruaja në fjalë dhe Klodian Çalamani kanë dhënë të njëjtat deklarata para se trupi i pajetë i fëmijës të gjendej i groposur në oborrin e shtëpisë. Po ashtu burime bëjnë me dije se gruaja është e madhe në moshë dhe banon shumë pranë shtëpisë së 8-vjeçarit dhe asaj të autorit të ngjarjes.