Një gatim tradicional që pëlqehet jashtë mase dhe nga fëmijët. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe mund ta kosnumoni dhe si vakt mëngjesi.
Përbërësit
1 kg miell
1 lugë gjelle kripë
500 ml hirrë (kos)
3 lugë çaji sodë
1 kokërr vezë
Përgatitja
1
Përziejmë kosin me vezën, kripën dhe i rrahim.
2
Përziejmë miellin me sodën dhe i hedhim përzierjen e lëngshme, duke e punuar brumin derisa të përfitojmë një masë të ngjeshur.
3
Para se ta fusim në furrë i japim formën dhe e shpojmë me pirun nga sipër që të mos prishet korja që krijohet gjatë pjekjes.