Poezi per Liridona Ademaj permes te ciles poetja sikur ka thënë fjalët që donte t’i thoshte Liridona e ndjerë. Ju ftojmë të lexoni këtë poezi prekëse nga Raze Smajli-Uka, për Liridona Ademaj, dhimbjen e një populli.
Nënë, paska qenë Djallë,
(Kushtuar:Liridona Ademaj)
Nënë, a flejtë fëmijë mbrëmë?
Nuk i pashë, e pata shumë rënd,
Më i lehtë dheu se tradhëtia,
Ah, më vrau pas shpinë’ “Dashuria”
Nënë, i fala atij shumë Dashuri,
Nga ajo lindën dy fëmijë,
Se s’më do s’ma tha në sy,
për t’më vrarë dha dhe pasuri.
Nënë, këtu nuk jam e vetmuar,
Edhe shumë si unë kanë përfunduar,
Njëherë zërin e kishin lëshuar,
Kufirin e “Burrit” kishin kaluar,
Nënë, si do ta përballojnë vallë Fëmija?!
Do i përcjellë gjatë tragjedia?
Nuk do i mundoj tek ti uria,
Do t’ju mungojnë ledhatimet e mia.
Nënë, mësoni shumë djemtë e mi,
Se gruaja nuk është pronësi,
Asaj i duhet shumë dashuri,
E ajo e kthen edhe ujin për ty.
Nënë, u thuaj vëllezërve të mi,
Me gjak duart mos me i përly,
Do të ketë për mua drejtësi,
Ai do të jetë me turp në gji..
Nënë, paska qenë Djallë,
Ai që të gjitha ja kam falë.