Po u ndërton spitalin, fierakët i thurin këngë me iso Erdoganit: Burrë si ty nuk bën më nëna o turk me famë

Premtimi i dhënë nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan për ndërtimin e Spitalit të ri të Fierit dhe mbështetja e tij për Shqipërinë pas tërmet shkatërrues të një viti më parë nuk i ka shpëtuar as vargjeve të mjeshtrit të polifonisë, Guri Rrokaj.

Ky i fundit dhe grupi i tij në këngën kushtuar Erdoganit radhisin një sërë vlerash të këtij të fundit.

JA TEKSTI I KËNGËS

Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen

Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj

Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna

Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital

Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del

Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,

Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!