Nje lajm i bukur vjen nga Lezha ku nena lind femijen e saj ne ambulance.
Lindja ka shkuar shume mire nëna dhe bebi gëzon shëndet të plotë, ndërsa kanë ndarë një foto pak pasi fëmija erdhi në jetë.
Një histori e bukur që nis me gëzimin e asaj dite. Dhe ndërsa temperaturat e larta pushtojnë vendin, një nënë e re niset drejt Shkodrës për të lindur. Por ja që koha nuk pret për ta realizuar në kushtet normale të një Spitali.
Janë profesionistet mami te Maternitetit “Zef Zefaj” Lezhë, të cilat e realizuan këtë lindje në ambulancën që transportonte këtë nënë.
Gjithçka kaloi normalisht në kushte jo normale, falë kujdesit shëndetësor dhe profesionalizmit. Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë dhe falenderimi shkon përtej përulësisë për këto profesioniste që gëzuan zemrën e Shërbimit shëndetësor dhe mbarë komunitetit!
Duart e arta që na dhurojnë jetë, faleminderit! “, shkruhet në postim.