Po shijoni akoma plazhin? Meteorologia njofton se ja si do jete moti ne ditet e fundit të Gushtit

Tashme jemi ne fundin e muajit gusht dhe ne fundin e sezonit te plazhit dhe moti po fillon dhe te ndryshoj.

Por ja cfare thote sinoptikania Adiola Bani sipas parashikimeve, muaji gusht do të mbyllet me temperatura të favorshme per pushuesit dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe ata qe duan te kalojne pushimet ende ne bregdet.

Sinoptikania tha se sot temperaturat do të jenë 38- 39 gradë Celsius, të martën bien me 3 gradë deri në 36 por jo më shumë, teksa ditët e tjera vijojnë me 37- 38 gradë Celsius.

Për më tepër në zonat bregdetare do të ketë vetëm mot të kthjellët si dhe diell e temperatura të larta kurse disa vranësira do të ketë vetëm në rajonin verior dhe qëndror të vendit.