Moderatorja e njohur, Eni Vasili ishte mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”. Ajo foli gjerë e gjatë për jetën private, duke i zbuluar të gjitha.
Eni tha se ajo dhe partneri kanë në plan të martohen me një ceremoni të thjeshtë, buzë detit.
“Unë ja kam premtuar Armandit dasmën dhe do e bëjmë nëse kemi kohë nga puna. Mendoj një ceremoni e thjeshtë, në plazh, me dy vajzat tona kur ato të jenë rritur pak”, tha moderatorja.
Pak kohë më parë u zbulua se Eni është në pritje të ëmbël. Ajo po pret dy bebushe binjake, emrat e të cilave i ka menduar. “Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol”, tha Eni, teksa u shpreh se është shumë e lumtur dhe mezi pret që ato të vijnë në jetë.