”Po m’u pse nuk më fute në ‘Big Brother’ o Arbana ça të duket vetja ty?” Vjen reagimi nga aktori

Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të dashur të humorit në vendin tonë. Shpesh në numrat e tij në “Klanifornia” ai ka përmendur e imituar personazhe të ndryshme publike.

Arbana Osmani rikthehet si prezantuese e "Big Brother VIP", shkëlqen me dukjen e saj – Telegrafi

E fundit duket se ka qenë Arbana Osmani. Në rolin e Minionit, të shtunën ai ka përmendur moderatoren duke thënë: “O Arbana po pse s’më fute te “Big Brother VIP” mua ti? Po pse çfarë të dukem unë ty? Apo të kanë hipur p*rdhët se ke bërë një libër me gatime dhe të duket vetja kuzhiniere?”- mes të tjerash në rolin e tij.

Këtë video ai e ka shpërndarë edhe në Instastory duke i bërë tag Arbanës. Kjo e fundit sigurisht e ka marrë me shumë sportivitet dhe e ka rishpërndarë edhe në profilin e saj, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot. Ky reagim i Arbanës ishte mëse i pritshëm pasi moderatorja ka treguar se skeçet dhe imitimet i merr me shumë sportivitet.