Ne nje interviste Pëllumb Pipero ka thene se:“Ky virus nuk përjashton asnjë.
Të gjithë mund t’i infektojë.
Fati i mirë është që moshat e reja nuk sëmurën, por ata e transmetojnë, por deri në moshën 12-13 vjeç është e dokumentuar që nuk e transmetojnë, ose e përhapin shumë pak.
Mbështes opinion e specialistëve dhe kolegëve në botë që maska deri në moshën 12 vjeç nuk rekomandohet. Stafi dhe prindërit duhet doemos të respektojnë protokollet e komitetit të ekspertëve”tha mjeku i nderuar.
Ai eshte shprehur se: “Është shumë e rëndësishme që maska të mbulojë hundën, gojën dhe deri poshtë mjekrës. Do t’i këshilloja prindërit, mësuesit dhe nxënësit, të edukojnë njëri-tjetrin që mos e bëjnë zakon ta ulin maskën, se sa herë e ulin, aq herë bëhet e papërdorshme. Ta mbajnë deri sa të mbarojë mësimi”.
I urojme femijeve vit te mbar shkollor.