Greqi- Humb jetën ndërsa ishte duke luajtur futboll i riu.
Një 18-vjeçar grek ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa ishte duke luajtur futboll me miqtë e tij. Sipas mediave greke, 18-vjeçari teksa luante futboll në një fushë në Agios Dimitrios, ka pësuar një atak në zemër dhe është rrëzuar.
Siç raportojnë dëshmitarët okularë, në një moment ai ka ndaluar pasi ka pasur marrje mendsh.
“Pas pak na tha se ishte më mirë, por kur u ngrit, e pamë të humbasë ndjenjat dhe u rrëzua përtokë”, kanë treguar miqtë e tij.
Në vendngjarje është thirrur ambulanca, por për fat të keq i riu kishte humbur jetën.