Vetëm për shkak të peshës së saj, një modele plus-size u ndalua të hipte në avion. Modelja kishte zgjedhur të kthehej në vendlindjen e saj Brazil, me linjën ajrore Qatar Airways. Influencuesja e mediave sociale, Juliana Nehme, ka akuzuar tani kompaninë ajrore të Lindjes së Mesme për diskriminim që iu bë.
Në një postim për ndjekësit e saj në Instagram, Juliana tha se nuk u lejua të hipte në avion nga Bejruti në Doha më 22 nëntor. Ajo kishte qenë me pushime në Liban me familjen e saj dhe kishte mbërritur në vend përmes Air France pa probleme. Juliana tha se Qatar Airways nuk do t’i kompesonte asaj 830£ që kishte paguar për biletën.
Në vend të kësaj, linja ajrore tha se ajo duhej të blinte një biletë të klasit të parë e cila ka vende më të mëdha për 2,480£. Juliana u shpreh në rrjetet sociale:
Po më mohojnë të drejtën për të udhëtuar. Jam e dëshpëruar, më ndihmoni, nuk duan që unë të hipi në avion sepse jam e shëndoshë.
Influencerja e cila po udhëtonte me mamanë, motren dhe nipin e saj përfundoi duke qëndruar në Liban me nënën e saj, ndërsa motra dhe nipi i saj u kthyen në shtëpi.
Sa turp për një kompani si Katari të lejojë këtë lloj diskriminimi ndaj njerëzve! Unë jam e shëndoshë, por jam si gjithë të tjerët!
Rikujtojmë, se një modele nga Toronto, nuk u lejua të hipte në avion pasi gjoksi i peshonte 10 kg.