ITALI-Një 25-vjeçare e identifikuar si Rita Scisciotta ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Napoli, teksa ishte duke u kthyer nga puna që bënte në lokal.
E reja ishte duke drejtuar një motor elektrik, kur është përplasur papritur duke humbur kontrollin e mjetit.
Sipërfaqja e rrëshqitshme e rrugës, lodhja, ndoshta një sëmundje që mund ta kishte kapur papritur Ritën teksa po drejtonte motoçikletën, janë hipotezat e para të policisë e cila ka rindërtuar shkaqet e aksidentit.
Në vendngjarje nuk ka pasur shenja të ndonjë frenimi të papritur, çka tregon se në momentin e përplasjes nuk ka pasur mjet tjetër, i cili të jetë bërë burim aksidenti.
Helmeta që mbante në kokë nuk arriti t’i shpëtonte jetën dhe ajo vdiq menjëherë.
Në minutat menjëherë pas aksidentit, disa kalimtarë lëvizën skuterin në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar Ritën.