Një 55-vjeçar në Kozani ka humbur jetën nga një copë byreku me mollë.55-vjeçari Periklis Karypidis, i cili jetonte në një fshat të Kozanit, u ndal në shtëpinë e vëllait për ta vizituar, i cili i ofroi ta gostiste me disa ëmbëlsira dhe 55-vjeçari pranoi.
Byrekun me mollë e ka marrë me vete në shtëpi, por rrugës ka dashur të shijojë ëmbëlsirën, për pasojë një copë i ka zënë fytin dhe nuk ka mundur të marrë frymë.
55-vjeçari fatkeq është rrëzuar përtokë dhe çdo minutë ka qenë kritike për jetën e tij. Vajza e tij ankohet se kanë kaluar të paktën tre persona dhe asnjëri nuk e ka ndihmuar.
“Ai shkoi të takonte xhaxhain tim. Xhaxhai i ka dhënë byrek me mollë dhe rrugës me siguri e ka ngrënë dhe është mbytur” tregon vajza e viktimës.
“Një fqinj lajmëroi xhaxhain tim i cili i dha ndihmën e shpejtë duke i bërë reanimacion kardiopolmonar (CPR). Zemra e tij filloi të rrahë por truri i tij ishte pa oksigjen. Nëse fqinji do të kishte bërë CPR para se të njoftonte xhaxhain tim. Të paktën tre fshatarë e panë atë duke u mbytur.”
“Truri i tij ishte pa oksigjen për 15 minuta. CPR duhet të ishte bërë më shpejt”, thotë vajza e viktimës e shkatërruar, duke shtuar se i vjen më të tepër keq për motrën që është 16 vjeç dhe nënën e saj.
Pasi mori ndihmën e parë nga vëllai i tij dhe ka shfaqi shenja jete inkurajuese, ai u transportua në spitalin Mamatsio ku i është hequr copa e byrekut me mollë dhe është intubuar.
Nga 29 tetori kur ndodhi ngjarja ai bëri një betejë të madhe, por në fund nuk ia doli dhe dy ditë më parë dha frymën e fundit.