Të gjithë banorët që ndodhen aktualisht në Big Broher janë shpërblyer nag vëllai i madh. E vetmja që duket se ka mbetur pa gjë është Monika.
Në përfundim të spektaklit, Monika dhe Donaldi biseduan me njëri-tjetrin në lidhje se kush do të jetë finalisit.
Veshaj u shpreh se nëse ai do të arrijë në finale, do t’i dhurojë asaj një pjesë nga shuma e fituar, 10 mijë euro, kjo për vetë faktin se të gjithë kanë marrë nga një mundësi pune. Megjithatë Lubonja e vlerësoi mendimin e Donaldit, duke thënë se do ishte mirë që t’ia dhurojë paratë e fituara gjyshërve të tij.
“Unë e vlerësoj shumë edhe mos më prek se dhe unë jam pak tip krenarë. Ty faleminderit po edhe ato ti do t’ia çosh nënës dhe gjyshit, ne bashke do jemi këtu, ishallah në ndonjë projekt bashkë. Rëndësi ka që ti ke qenë shumë pranë meje, që nga ajo natë që ti më urove Vitin e Ri ndryshe nga të tjerët… “, u shpreh Monika.