Një grua 64 vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Babrrusë. Ajo është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë, ku ishte duke kryer punë shtëpie.
Fatkeqësisht, shtetësja me inicialet P.Q nuk ka mundur t’u mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.