Tiranë- Ndonëse jemi në pikun e pranverës, një ‘javë dimri’ po afron.
Meteorologët arashikojnë një javë me erë të fortë, reshje dhe temperatura të ulëta.
Duke nisur nga e marta e javës që vjen pritet që temperaturat të zbresin në 8 gradë e më pas gradualisht do të shkojnëderi më -4 gradë celsius.
Era pritet të jetë e fortë, ndërkohë që reshje parashikohet të ketë të tre ditët e para të javës, të hënën, të martën e të mërkurën.
Reshjet e dëborës nuk do të mungojnë. Pas të mërkurës, moti do të fillojë të zbutet sërish.