Nje qytet model sezoneve verore eshte Pogradeci pasi pushuesit dhe te huajt jane shume te kenaqur si nga cmimet dhe nga miresjellja e qytetareve.
Pushues nga e gjithe Shqiperia vijn per pushime te Pogradec po ashtu dhe turist nga e gjithe bota.
Pushuesit shprehen se:“Shumë mirë, ne jemi vendas. Jetojmë në Tiranë, por vijmë këtu për pushime, vendin tonë nuk e lëmë. Shumë pastër, shumë mirë, edhe çmimet në krahasim me qytetet e tjera janë mirë,” – tha një zonjë.
“Për herë të parë bashkia ka vënë çadra falas. Këtu ku jemi deri te 1 Maji janë 5-6 plazhe publike. Ka e të tjera. Nuk ka çadra beze, por kashte. Fantastike, qetësi e mrekullueshme,” – tha një qytetar.
Afro 85% e hoteleve janë të rezervuara për muajin Gusht, ndërkohë qe sezoni turistik pritet të zgjatet edhe në shtator, për shkak edhe të kushteve premtuese të motit.