Në “Hell’s kitchen” mbrëmjen e djeshme nuk ka patur vetëm sherre e debate ka ndodhur dhe nje histori ndryshe nga ditet e tjera, por edhe momente të ëmbla mes shefit dhe një prej konkurrenteve bukuroshe të spektaklit, Kristinës. Fillimisht ngacmimet e shefit ndaj Kristinës nisën me komplimenta.Dhe ai ishte me i bute me te dhe me i qete.
“Sa e bukur qenke bërë sot”, i tha Renato Kristinës dhe ajo nuk e priste. Më pas Renato nisi ta provokonte Kristinën teksa ajo gatuante duke kërkuar mendimin e saj për një tjetër konkurrente, Marselën. Kristina u shpreh se shefi po përpiqej ta fuste në sherr me Marselën, por ajo nuk bie në grackë.Por me pas ndodhi dicka ndryshe.
Më pas Renato dhe Kristina shëtitën në kuzhinë të kapur për dore, moment i cili u ka pëlqyer shumë fansave të emisionit. “Realisht shef Renato shkon shumë me Kristinën”, shkruan një komentuese ne rrjetet sociale. “Sa shumë shkojnë si çift Kristina me Renaton”, shkruan një tjetër.Komentet jane shume pozitive dhe qe tregojne se do jene nje cift i bukur.