Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme të Big Brother nominimet për herë të parë u bënë çift, dhe kjo gjë ka sjellë dhe pakënaqësi te disa prej banorëve. Pas përfundimit të spektaklit, Sabiani shpërtheu i zhgënjyer ndaj Dj PM dhe Dj Dagz, të cilët nominuan Ilirin por duke qenë se ky i fundit ishte çift me Sabianin, automatikisht shkuan të dy në nominim.
Teksa po darkonin, Sabiani u thotë: “Faleminderit që më nxorët në nominim. Unë e di shumë mirë kush më ka nxjerrë në nominim”.
Biseda:
Iliri: Çke që e vret mendjen, unë dua të jem çdo javë në nominim
Sabiani: Do e vras mendjen.
Iliri: Pastaj nuk e kanë me ty o Sabi
Sabiani: Nuk ka lidhje, ata e dinë që jemi bashkë. Gjithsesi ju bëftë mirë, ishalla të gjithë në finale. Kur i bëni me pa të drejtë do e shikoni vetë se si do dalë. Rruga është e gjatë.
Dj: Sabian nuk të kemi dominuar ty vëlla
Sabiani: Nuk ka lidhje, nuk është justifikim. Unë nuk do ta bëja një gjë të tillë
Dj: Unë e di kë kam nominuar e pse. Po se na kanë vënë në çifte, nuk kam faj unë. Kjo është më e keqja, unë dal e ti rri për shembull. Sherri im, del edhe ti. Po kjo është loja.
Sabiani: As nga ti nuk e prisja, kam frikë se edhe ti më ke nominuar (Donald).
Iliri: Po s’të kanë nominuar ty, mos e merr personale
Sabiani: E marr, marr valixhet e iki fare
Lexo edhe: