Një ditë më parë, Antonela Berisha dhe Mevlan Shaba patën përballjen me njëri-tjetrin ku do të sqaroheshin mosmarrëveshjet që kanë patur gjatë rrugëtimit të tyre në Përputhen. Ata diskutuan për shumë gjëra, për kërcimet në festën e organizuar, për Ledjanën, për të qarat e Antonelës pas largimit të Mevlanit.
Gjatë bisedës, Antonela e pyeti nëse kishte fjetur me Ledjanën apo jo dhe Mevlani u përgjigj që lidhja e tyre nuk ,kishte shkuar deri në atë fazë.
Nga përballja e tyre u duk se dyshja kishin lënë pas çdo mëri, duke u shfaqur shumë të qeshur.
Pas kësaj në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet nga fansat, ku e kritikonin dhe bënin fajtor Mevlanin për ndarjen nga Ledjana, duke i dalë në mbrojtje kësaj të fundit.